Kryesore

Rama: Ligj të ri “të fortit”, do ketë ndëshkime ekzemplare

               Publikuar në : 11:26 - 09/10/18 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të hartojë një paketë të re ligjore që synon ndryshimin e kodit penal. “Drafti do të quhet ‘të fortit’ dhe do të parashikojë ndëshkime penale ekzemlare të gjithë atyre që i bëjnë karshillëk ligjit dhe biznesit. Paketën do ta ndajmë me opozitën që shpersojmë se do dalë nga bota e filmave për tu vënë bashkarisht përballë krinimalitetit”, tha Kryeministri.

Rama lajmëroi dhe masat drastike për lojërat e fatit.

“Sipas ligjit duke nisur nga data 31 dhjetor do pushojnë së funksionuari të gjitha kazinotë. Ndryshimi i sotëm përfshin dhe bastet sportive, baste me kauj, qen apo cdo kafshe tjetër.”

Llotaria kombëtare nuk do të ketë asnjë element të kazinove elektronike ose siç quhet VLT.

Nga 1 janari nuk do të ngrihet më asnjë qepen për baste. Nuk do të ngrihet më asnjë qepen për kazino elektronike në asnjë zonë të banuar

Paralajmëroj brenda 24 orësh të heqin të gjithë reklamat nga mediat, portalet apo tv. Ne do të mbyllim me forcë çdo faqe online që pas 24 orësh do të ketë reklama bastesh”, tha Rama.

/Opinion.al

Pas