-Politikë, 1

Rama lavdëron Ujësjellësin e Lezhës, komentuesit: Në 5 vite ke bërë vetëm bunkerin tënd

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur tu urojë ditën e mbarë lezhjanëve me një video në profilin e tij në fb nga Ujësjellësi i Lezhës duke shprehur kënaqësinë e tij për transformimin e këtij ujësjellësi. Por komentet poshtë videos nuk kanë qenë edhe aq pozitive. Nga nga komentuesit ka shprehur të gjithë pakënaqësinë e tij për drejtuesit socialiste të qytetit të Vlorës

“Z.kryeministër, nëse nuk keni frike nga këta njerez, te pakten kini mëshire. Si deputet i vl, ju ftoj të zbrisni e të takoni drejtuesit e sapozgjedhur në këtë qytet, është e frikshme, do ta shikoni vetë çfarë niveli skandaloz dhe i turpshëm. Është e turpshme dhe i ve vulën dhe rikonfirmimi i drejtoreshës së spitalit, që në 2018 vazhdon ende të mbaj peng pajisjet e spitalit në favor të privateve. Të prishësh ekot e skanerat ende në vitin ku njerezit po zëvendesohen me robot, për hir të ca pronarëve klinikash çapaçul, është arsye që njerëzit të të mallkojne që sa lind dielli”.

Ndërsa një komentues tjetër shkruan:

(Koment i pa redaktuar)

“Po bane 5 vjet ne pushtet nji ujsjelles dhe bunkjerin tend ke ba. E gjith shqipria ka nevoj per ujsjelles . Si ne fshat si me qytet. E gjith shqipria ka nevoj per drita . Jeni akoma me shtyllat e Enverit. Si nje ere vogel me fry ngel populli pa drita qe ta imagjinosh shtetet e tjera te botes Po i zevendesojn njerzit me rrobot. Je ne vitin 2018 dhe akoma nuk hyn dot makina neper zona se nuk ka rrug te asfaltuara. Popullin e ke katandis si mos me keq . Jan tu vdek per buk . Jan tu vra cdo dit . Dhe me rriten e rrogave keni ngel tek polict dhe msust un e shikoni puntorin e krahut pastrusin kamarjerin . Duhet qe te veni nji ligj per cdo puntor mos te paguhet posht 50 mij lek te reja ne muj . Minimumi qe te mbijetoj ne shqipri . Jo vetem rrit cmimet dhe pagat i len aty ku jan. Ka ik koha e Enverit me hanger bar e gjeth. Madje ai nuk e futi ne borxh shqiprin ju Po e shikoni se sa e keni rrit borxhin dhe varferin shqiptare.”

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko