Aktualitet

Rama kundër BE

               Publikuar në : 14:17 - 09/11/16 |
ri.de.

Dr. Ina K. Zhupa

Rama nuk ndryshon si në opozitë ashtu edhe si kryeministër është kundër Bashkimit Europian. Jo sipas programit partiak normalisht sepse nuk mund të dal kundra vullnetit dhe aspiratës së 90% të shqiptarëve sepse do ishte vetvrasje politike por në qëndrimet dhe deklaratat e tij publike. Rama në opozitë ishte kundër flozofisë, qasjes dhe kërkesave të BE në çdo veprimin të tijin. Këtë e tregoj qartë që bëri ç’mundte për të bllokuar liberalizimin e vizave për shqiptarët edhe pse nuk ja doli dot, bëri ç’ishte e mundur kundër miratimit të tre ligjeve. Por ndërsa shqiptarëve ju thoshte se qëndrimi nuk ishte kundër BE por kundra qeverisë, duket si disa edhe e besuan. Mirëpo Rama kryeministër ka treguar qartë me deklaratatat e bëra dhe me qëndrimet e mbajtura që është kundër BE dhe nuk beson në vlerat dhe në pozicionimet e saj.

Për këtë do ju paraqes disa nga deklaratat dhe qëndrimet e Ramës tërësisht në kundërshtim me BE dhe madje disa janë ngritur si shqetësime në institucionet europiane. Rama 22 Shkurt 2016 në samitin e BERZH-it në Londër “BE është më e kujdesshme ndaj tyre (Serbisë) sesa ndaj nesh, sepse ne nuk kemi Rusinë. Kështu, ata ende nuk liberalizojnë vizat për qytetarët e Kosovës, neve na thonë ju jeni duke ecur shumë mirë, por kemi ende për të bërë. Ndërsa ai fluturon në Rusi dhe merr hapjen e negociatave”. Me këtë deklaratë ai hodhi poshtë deklaratat e kancelares Merkel por edhe zyrtarëve të lartë të BE që shpreheshin se integrimi vjen vetëm pas reformave dhe hapja e negociatave do të jetë edhe është vetëm si rezultat i tyre. Nuk duam më azilant nga Shqipëria u shpreh kancelarja në vizitën e saj në Shqipëri, duke lënë të kuptohet që pa zgjidhur problemet dera e BE nuk hapet.

Rama nuk është i kënaqur me fondet që vijnë nga BE, kujtojmë që ndërkohë BE është financuesi më i rëndësishëm i Shqipërisë. Më 26 shkurt 2015 në përurimin e mjediseve të rikonstruktuara, në Qendrën e Formimit Policor në Tiranë Rama shpreh haptazi pakënaqësitë ndaj parave që i vijnë nga BE: “më lejoni që të falenderoj jo për oportunitet Bashkimin Europian, jo se kanë bërë ndonjë gjë të madhe në kuptimin e parave që kanë dhënë, ta themi këtë se i jemi shumë mirënjohës që na i japin, por se si na vjen kur na i numërojnë sepse duhet të na japin shumë më tepër”. Meqë deklarata është bërë në kuadër të policisë, duhet të kujtoj që një nga shpërdorimet e mëdha që ka bërë Rama me paratë e BE është fakti se punonjës policie të trajnuar me fondet e programit PAMECA që financohej nga BE janë pushuar nga puna me ardhjen e qeverisë së tij dhe të ashtuquajtura reforma.

Konsensusi nuk ka qënë ndonjëherë pjesë e qënies politike të Ramës, këtë e tregoj shumë mirë me përpjekjet për ta dështuar një të tillë në lidhje me reformën në drejtësi. Me ndërhyrjen e ndërkombëtarëve edhe për ligjin e dekriminalizmit. Megjithatë Rama nuk e ka fshehur kurrë një gjë të tillë edhe ka dal hapur ndaj asaj që ishtë dhe është në çdo kohë kërkesa e BE në lidhje me çështje të caktuar të rëndësisë së veçantë për vendin dhe për procesin e integrimit. Rama më 20 mars 2015 në tryezen per digjitalizimin e rtsh në krah të ambasadores së BE nënvizoi “se konsensusin që i kërkohet Tiranës nuk e aplikojnë as vetë vendet e Unioni” Fryma e re e Ramës është ajo e autokracisë në kurriz të konsensusit. Konsensusi është kyçi”, thonë zyrtarë të BE-së. Komisioneri i BE-së për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn, po në mars 2015, erdhi në Tiranë tha shprehu në konferencë me Ramën nevojën për konsensus dhe dialog me opozitën e vendit. Ashtu siç e rikonfirmoj më pas më qëndrimet e tij dhe letrën e dërguar për zhbllokimin e ngërçit të reformës në drejtësi.

BE është investuar për marrëveshjen e dhjetorit me fokus dekriminalizimin, duke qënë vete në Tiranë si ndërmjetes Fleckenstein dhe Kukan. Rezoluta e fundit mbi Shqipërinë e ka futur si një nga kushtet e reja për hapjen e negociatave. Ambasadorja e BE-së Vlahutin bashkë me atë të SHBA-së kanë deklaruar që ka të inkriminuar në lista edhe që nuk është bërë asgjë për dekriminalizimin. Ndëkohë pavarësisht të gjitha këtyre Rama vazhdon të mbaj në strukturat e partisë dhe të bëj fushatë me Arben Ndokën, vazhdon mban kryebashkiakët e inkriminuar, vazhdon bën çdo përpjekje për moszbatimin de facto të ligjit të dekriminalizimit. Një konsensus që ju detyrua nga opozita e Lulzim Bashës, e mbështetur nga BE ai nuk mund ta zbatoj dhe nuk mund ta pranoj. Por kjo nuk mund të anashkalohet nga BE.

Rama po ashtu herë pas herë zgjedh ta kërcënojë BE me bashkimin me Kosovën në rast se nuk i hapen negociatat. Më 6 prill 2015 intervistë në tv bashkë me Hashim Thacin “ nëse BE vazhdon t’i mbyllë rrugën e integrimit Kosovës, atëherë ajo do të detyrohet t’i bashkohet Shqipërisë në formën klasike, e jo në Bashkimin Evropian, formë për të cilën janë të përcaktuar aktualisht shqiptarët në të dy anët e kufirit”. Kjo bërë që gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, ku po diskutohej raporti i Knut Fleckenstein-it për Shqipërinë, është diskutuar edhe mbi deklaratat e kryeministrit Edi Rama për bashkimin klasik të Shqipërisë me Kosovën. Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka ngritur shqetësimin për këto deklarata dhe ka kërkuar ndërhyrjen e vetë Knut Fleckenstein-it që të mos e lejojë kryeministrin e Shqipërisë të përsërisë deklarata të tilla. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe Tanja Fajon, e cila u shpreh se deklaratat e bëra nga kryeministri shqiptar, Edi Rama, janë të papranueshme për BE-në. Në po të njëjtën mënyrë me një kërcënim tjetër Rama kërkoj ti hapte dyert e negociatave duke i thënë BE që ndryshe do jemi pre e radikalizmit islamik, ai më 3 korrik 2015, në një intervistë për Financial Times, do të deklaronte “ Nëse BE-ja nuk është në gjendje të shfaqet në mënyrën siç pritet, do ketë një hapësirë të madhe për islamin radikal”. Asnjë përpjekje për të punuar për të plotësuar kushtet e vendosura por vetëm paralajmërime të kota dhe anti europiane.

Një nga 5 kushtet e BE për hapjen e negociatave me vendin tonë është implementimi I reformave në administratën publike. Një administratë publike jo politike, e pavarur, e trajnuar dhe eficente. Këshilli i 7 i Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri i mbajtur në Bruksel më 17 Maj 2015 shprehet qartë se “Aftësia për të zbatuar praktikën europiane varet gjerësisht nga një administratë publike efiçente dhe e depolitizuar”. Ndërkohë që Rama shpall hapur politizimin dhe kontrollin partiak mbi administratën publike. Më 5 maj 2015 shfaqet në video gjatë një mbledhje elektorale në Shkodër, ku urdhëron drejtorët e administratës publike të merren me votat edhe mbushjen e kutive përndryshe humbin vendin e punës. Qëndrimet dhe veprimet e tij totalisht në kundërshtim me ato që janë kushtet për hapjen e negociatave dhe qëndrimet publike të zyrtarëve të Bashkimit Europian.

Një problem tjetër janë azilanët në Gjermani që është një nga shtyllat e BE. Dhe liberalizimi i vizave një mekanizëm I BE së që rrezikohet nga mospërgjegjshmëria e qeverisjes Rama, teksa Ministri i brendshem i Republikes Federale te Gjermanise paralajmeroi se ekziston mundesia e rikthimit te vizave per qytetaret e Shqiperise. Kur në valën e parë të azilkërkuesve shqiptare gazeta gjermane FAZ thoshte qartazi se shqiptarët ikin nga përfshirja e kriminelëve në qeverisje, rritja e frikshme e papunësinë, nga rritja e taksave, nga terrori policor dhe politik. Rama moskokëçarës do shkruante në facebook që shqiptarët nuk kanë ikur nga Shqipëria por nga Greqia. Përpara qeverisjen së Ramës nuk ka qënë fare problem azilantët për vendin tonë. Ashtu sikurse sot droga përfaqëson një rrezik financiar, politik, ekonomik për shqiptarët dhe për sytë e BE, edhe në këtë rast nuk kishte se si të ndodhte ndryshe Rama është kundër.

Pas