-Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Rama: Karrigen e kryeministrit nuk ma dha nëna ime, as e gjeta në rrugë

Kreu i Qeverisë Edi Rama i është përgjigjur të gjithë atyre që e akuzojnë se është i lidhur me karrigen e kryeministrit për interesa të veta dhe nuk e lëshon.

Nga Kukësi, ku ka drekuar në familjen e Sadri Gjokës, Rama thotë se detyra e kryeministrit është përgjegjësi dhe jo thjesht një post.

“Rama nuk do pimë alkool tani. Më mirë të jemi të kthjellët. Ja më mirë këtë pijen freskuese. Fitorja nuk na duhet për vete, por fitorja dhe humbja kalon kur je spektator, ne na duhet për të vazhduar punën që bëjmë të gjithë edhe për të përmirësuar vazhdimisht gjërat. Pasi ka shumë për të bërë akoma. Shumë njerëz bëjnë gabim që e shikojnë këtë pinë si karrige. Atë nuk ma ka dhënë as nëna ime, e as e gjeta në rrugë. Kjo karrige është përgjegjësi”, tha Rama.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko