-Politikë, Kryesore

Rama jep lajmin e mirë: Nga 1 korriku pensionet rriten me 2.8 %

Kryeministri Edi Rama të martën ka dhënë një lajm të mirë për 665 mijë pensionistë, duke deklaruar se nga data 1 korrik futet në fuqi rritja e pensioneve.

Rama u shpreh para gazetarëve në qytetin e Durrësit se vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme që është mbajtur në qytetin bregdetar.

Kryeministri tha se janë shtuar 15 milionë Dollarë në paketën e pensioneve që do të hyjnë në fuqi nga data 1 Korrik.

Sipas tij, rritja e pensioneve do të bëhet në masën 2.8%.

“Kemi bërë një hap të vogël, por të ndjeshëm, ku kemi përfshirë 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Kemi vendosur 15 milionë Dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%, duke nisur nga data 1 Korrik”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko