-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Rama ironizon mbylljen e çadrës: Jepet me qira për evente, dasma e protesta

Kryeministri Edi Rama është tashmë gati për fushatë. Një ditë pas marrëveshjes që bindi opozitën të futet në zgjedhje, Rama shkruan se çadra jepet me qira. Më tej thotë se me këtë marrëveshje fituan Vetingun, për të cilin PS luftoi shumë.

Statusi i plotë i Ramës

MIRËMËNGJES

Dhe me këtë kartolinë ekskluzive ju uroj gjithë qytetarëve e vizitorëve të Tiranës sot, hapjen e bulevardit ku rikthehet jeta normale.

Tanimë është hapur edhe rruga e Vetingut për të cilin luftuam aq fort së bashku dhe duke uruar një ditë të mbarë për të gjithë, ju siguroj se siç luftuam e fituam për Vetingun, do të luftojmë e fitojmë për rritjen e mëtejshme të ekonomisë e punësimit.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko