-Kulturë, -Politikë, Aktualitet, Te Fundit

Rama ikën nga Shqipëria më 13 Maj, ditën e protestës

Një artist shqiptar me famë ndërkombëtare, një artistkryeministër dhe një artist relativisht i ri nga Shqipëria janë pjesë e edicionit të 57-të të Bienales së Venecias, që hapet ditën e shtunë.

Bëhet fjalë për Anri Salën, Edi Ramën dhe Leonard Qylafin. Të parët janë 2 prej 120 artistëve të përzgjedhur nga kuratorja e Bienales, Christine Macel, ndërsa Leonard Qylafi u përzgjodh përmes konkursit për të prezantuar pavijonin shqiptar.

Në ekspozitën kryesore nën titullin “Viva arte viva”, Anri Sala do të paraqitet me një nga kërkimet e tij më të fundit artistike, ku ndërthuren elementi muzikë, hapësirë dhe kujtesë. Ndërsa Edi Rama, me koleksionin e vet të vizatimeve “të zyrës”, raporton “Panorama”.

anri-sala1

Në video-prezantimin e artistit Rama, ai shfaqet në pozicionin e Kryeministrit, duke hyrë e duke dalë në zyrën kryeministrore, duke komunikuar me stafin, mediat, duke folur në konferenca, por pa u ndarë për asnjë moment nga pasioni i tij, piktura.

Rama e prezantoi zyrën e tij si njëlloj atelieje, ku ai vizaton, jo vetëm kur arrin t’i vjedhë kohës pak minuta të lira, por edhe gjatë mbledhjeve apo takimeve me njerëz të ndryshëm. Për të, vizatimi është njëlloj përqendrimi. Ai do të kishte dashur që jeta e shqiptarëve të ishte plotë ngjyra si vizatimet e tij, por kjo nuk është e mundur. “Në politikë tabloja nuk është kurrë e mbaruar”, thotë ai.

rama3

PAVIJONI

“Ndodhi në kohën e tashme”, kështu titullohet projekti që prezanton Shqipërinë në Bienalen e Venecias. Ky projekt i propozuar nga artisti Leonard Qylafi dhe kuratorja Vanessa Joan Müller, u shpall fitues në një konkurs të hapur nga Ministria e Kulturës, që mbështet këtë prezantim. Arsyeja përse u përzgjodh ky projekt ishte se “Ndodhi në kohën e tashme” prezantohet nga një artist që ka aftësinë të risjellë historinë e së shkuarës me një këndvështrim, kërkim dhe praktikë kontemporane.

Qylafi prezantohet me piktura dhe dokumente personale që sjell një kontrast midis historive individuale dhe kujtesës kolektive, në një trajtim sa politik, aq edhe poetik. Duke e krijuar lidhjen e tij me kohën, Qylafi prodhon një ngjashmëri dhe analogji të fortë dhe të re, e cila ngre shumë pyetje, duke e bërë edhe më emocionuese potencialin e dinamikës së narrativave të paraqitura”.

qylafi

Leonard Qylafi është artist bashkëkohor shqiptar, që punon në mediume të ndryshme si: video, fotografi, muzikë dhe pikturë. Ai ka studiuar Atelieri Pikturë në Akademinë e Arteve Tiranë. Ndërsa kuratorja Vanessa Joan Müller është drejtore e Departamentit të Dramaturgjisë në Kunsthalle, Vjenë, ka studiuar Histori Arti dhe Teori Filmi në Ruhr University Bochum dhe mban një PhD në Histori Arti. Ajo ka publikuar shumë ese dhe artikuj mbi artin bashkëkohor dhe teorinë e tij.

BIENALJA

Edicioni i 57-të i Bienales së Venecias kurohet nga Christine Macel. “Viva arte viva” zhvillohet rreth 9 kapitujve apo familjeve artistike. Dy prej tyre në pavijonin qendror në Giardini dhe 7 universe të tjera nga Arsenale në Giardino delle Vergini. Janë plot 120 artistët që vijnë nga 51 vende të ndryshme të botës, prej të cilëve 103 marrin pjesë për herë të parë në ekspozitën ndërkombëtare të kuratorit.

Ekspozita mbështetet nga 85 pjesëmarrje kombëtare në pavijonet historike në zonat Giardini, Arsenale dhe qendrën historike të Venecias. Për herë të parë bëhen pjesë e kësaj ngjarjeje të madhe Antigua e Barbuda, Kiribati, Nigeria. Edhe këtë vit, aktiviteti do të shoqërohet nga evente kolaterale, të propozuara nga institucione ndërkombëtare, që prezantojnë ekspozitat e tyre nëpër Venecia.

Sipas kuratores së këtij edicioni, “Viva Arte Viva është një thirrje, një shprehje pasioni për artin dhe për figurën e artistit. Është një bienale me artistë, nga artistë dhe për artistë, përmes formave që ata propozojnë, pyetjeve që shtrojnë, praktikave që zhvillojnë, mënyrat e jetesës që zgjedhin”.

Sipas Macel, ekspozita ofron një rrugëtim nëpër veprat e artistëve, që nuk vërtiten thjesht rreth një teme, por gjenerojnë takime, rezonanca dhe refleksione. Të gjitha së bashku ofrojnë një rrëfim, herë-herë edhe paradoksal, me deviacione që reflektojnë kompleksitetin e botës.

“Arti sot, përballë konflikteve botërore, dëshmon pjesën më të çmuar të njerëzimit, në një kohë kur humanizmi është vënë në rrezik. Ky është vendi më i mirë për të reflektuar, vendi i shprehjes individuale të lirisë, ashtu si edhe vendi i pyetjeve thelbë- sore”. Është pikërisht aty, ku sipas kuratores Macel, gjejnë strehë ëndrra dhe utopia, ku mund të vendosësh marrëdhënie me tjetrin dhe të tjerët, lidhje me natyrën dhe kozmosin.

Sipas saj, më shumë se asnjëherë tjetër, zëri dhe përgjegjësia e artistit është e rëndësishme në hapjen e debateve, pasi më shumë se askush tjetër, ata nuhasin me intuitë drejtimin e duhur.

Burimi: Panorama

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko