Aktualitet

Rama: I sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit

               Publikuar në : 11:25 - 09/11/18 |
el ida

Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter pas sulmeve të shumta në lidhje me ngjarjet e së enjtes në Bularat të Gjirokastrës. Ku u varros trupi i Kostandino Kaçifas, i cili u vra në shkëmbim zjarri me forcat RENEA.

“Sipas kokave të përndezura të politikës greke e kazanëve të atjeshëm, dje i paskam hedhur benzinë zjarrit, ndërsa sipas Kadrinjve tanë politikë e mediatikë paskam pranuar në heshtje përdhosjen e vendit! S’ka më mirë se sa i sulmuar nga dy palë qirie Kadrinj që s’i duhen dreqit.”

Reagimet e mëparmshme të Ramës partia më e madhe opozitare në Greqi, ‘Demokracia e Re’ i ka konsideruar të papranueshme dhe provokative.

“Deklarata të papranueshme dhe provokative. I hedhin benzinë zjarrit. Qeveria greke hesht dhe në këtë mënyre e inkurajon”, thuhet në reagim.

Një ditë më parë, kryeministri Rama duke komentuar situatën në Bularat me thirrje antishqiptare, tha se shteti shqiptar nuk lufton me arkëmorte dhe provokatorë varrimesh.

Pas