Aktualitet

Rama i gëzuar për fitoren e Kroacisë, e feston me Kolinda Grabar Kitaroviç në Bruksel

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja kroate Kolinda Grabar Kitaroviç kanë festuar së bashku fitoren historike për herë të parë të Kombëtares së Kroacisë si finaliste në Kupën e Botës, Rusi 2018.

Kryeministri shqiptar dhe Presidentja e Kroacisë të mërkurën morën pjesë në Samitin e NATO-s në Bruksel, por me sa duket nuk kanë lënë pas dore as ndeshjen.

Rama ka postuar rrjetet sociale një foto me diçiturën ‘photo of the day’ me Kolinda Grabar Kitaroviç, ndërsa duken të gëzuar për fitoren historike të Kombëtares kroate në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Më herët, përmes një video, Kitaroviç u dërgoi një mesazh futbollistëve; duke iu dhënë zemër dhe uruar fat në fushën e lojës.

#photooftheday

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

 

 

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko