-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Rama falenderon Ruçin: Ktheve rregullin dhe rendin në Kuvend

Kryetari i PS, ka falënderuar Gramoz Rucin për drejtimin seancave plenare këtë legjislaturë, që sipas tij i ka kthyer shpresën Kuvendit.

“Falenderoj Gramozin që i ktheu shpresën Kuvendit. Dua të nënvizoj një detaj, që fillimi për herë të parë në historinë e Kuvendit i seancave në orën fiks të përcaktuar është një normë, që ne do ta respektojmë për 4 vite. Do të mbajmë dorën e shtrirë ndaj opozitës, pavarësisht refuzimit të tyre”.

Ndërsa kryetari i grupit, Taulant Balla deklaroi se ditën e seancave plenare nuk do të ketë jashtë vendit asnjë delegacion. Ai tha se kane kryer shpenzime të shumta për udhëtimet e deputetëve jashtë vendit, ndaj kjo praktikë do ndryshojë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko