-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Rama e quan motër LSI: Kuvendi nuk mund të jetë më mejhane

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, pas seancës plenare, i pyetur nga gazetarët jashtë selisë së Kuvendit, është shprehur se opozita duhet të mësohet se Kuvendi funksionon në bazë të rregullores për të cilën jemi dakordësuar dhe e kemi miratuar bashkë. 

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi edhe LSI-në, duke e konsideruar motër të përbashkët të PS dhe PD.

Edi Rama: Jemi vërtet në pozitë të vështirë, nuk ja dalim dot që ta arrijmë momentin që opozita të bindet që parlamenti klub të dehurish siç ishte katër vjet nuk është.

Ky parlament i dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit funksionon në bazë të rregullave të miratuara bashkarisht. Mbi bazën e këtyre rregullave do funksionojë do apo nuk do PD bashkë me motrën tonë të përbashkët LSI.

Do apo nuk do kushdo qoftë që ca për fajin e vetë ca për fajin tonë u mësua si në mejhane të flasë si të dojë. Si i bëhet që opozita ta kuptojë këtë gjë, të mos kërkojë atë që nuk ka për ta realizuar dot, shkeljen e rregullores në emër të lirisë.

Keqardhja më e thellë është se kur sheh se përdorin lirinë për tu ankuar për mungesën e saj në vend që ta përdorin për axhendën e tyre. E njëjta axhendë ishte para zgjedhjeve. Është rihapur çadra, është vënë pllaka e gramafonit të para zgjedhjeve që shqiptarët e thyen dhe e bënë copa e çika. Opozita kërkon debat dhe nuk bën debat.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko