-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Të Gjitha

Rama e përkthen mesazhin e Departamentit të Shtetit si mbështetje për qeverinë e tij

o-EDI-RAMA-facebook-848x478

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit duke e interpretuar atë si një mbështetje për qeverinë e tij. Në facebook Rama shkruan: Kush gënjen? Dhe aludon për PD-në, e cila deri tani në fakt nuk ka komentuar këtë deklaratë.

Bëhet fjalë për një njoftim për shtyp publikuar nga DASH pas takimit të Thomas A. Shannon, Nënsekretar i Shtetit për Çështjet Politike me Ministrin e Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Në njoftim thuhet shprehimisht se SHBA mbështet reformën në drejtësi dhe inkurajon pjesëmarrjen e të gjitha partive në zgjedhje.

Deklarata është diplomatike dhe parimore flet për shtet ligjor dhe zgjedhje me të gjithë aktorët politik. /Opinion.al

rama dap

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko