Aktualitet, Kryesore

Rama e mbrojti para shqiptarëve, Xhafaj i shkon në zyrë

Ka qenë ditë intensive kjo e sotmja në PS. Kryeministri Rama mblodhi grupin parlamentar dhe përmes një fjalimi që u transmetua live në ERTV dhe në të gjitha mediat deklaroi se nuk do të largojë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafën pasi ndaj tij nuk ka asnjë proces hetimor. Sipas Ramës, Xhafaj nuk ka probleme me ligjin, ndaj nuk ka arsye ta shkarkojë.

Po sipas Ramës, të gjitha ato që janë thënë në media për të vëllanë, dalin në skenë sot nga opozita për të bllokuar celjen e negociatave, pasi sipas tij, është histori e vjetër çështja e vëllait të ministrit, i dënuar për drogë në Itali.

Sa i përket ndryshimeve në ligjin e ekstradimit, ai tha se për këtë foli “selia e BE-së”. Pra nuk ka asnjë të vertetë.

Deklarata u bë në orën 11:00, ndërsa në orën 14:30 në selinë e qeverisë ka mbërritur Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i cili po takohet me kryeministrin.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko