Aktualitet, Kryesore

Rama dush të ftohtë pedagogëve të UT: Ju jeni bishti i fundit i kavallit. Ankoheni vetëm për bukën e gojës

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur për të diskutuar problemet në UT, pedagogë, rektorë e dekanë, por që në krye të herës e ka nisur me akuza për ta, duke iu thënë se po marrin peng reformën dhe kërkojnë nga qeveria të zgjidhë problemet e brendshme. Sakaq, Kryeministri deklaroi: “Akreditimi i bërë nga brinatikët ju (Universiteti i Tiranës) nuk keni dalë mirë. Këtë nuk e ka bërë qeveria por të huaj. Ju keni dalë “bishti i fundit i fundit i kavallit” i universiteteve të Shqipërisë.

Sipas tij, ligji i arsimit të lartë nuk ka kthim pas, ai do të zbatohet me apo pa dëshirën e UT-së. Po sipas Ramës, qeveria e ka zgjidhur problemin me grantin e pakushtëzuar që krijoi edhe bllokimin e pagave. Sakaq i dha fjalën rektorit të UT, duke i thënë “hajde fol z.Rektor se problemin e “bukës së gojës ta zgjidhëm”.

Rektori Mynyr Koni duke marrë fjalën tha se: Unë në asnjë moment skam përmend bukën e gojës. Kam dhënë se ka mbivendosje të kompetencave mes bordit dhe rektoratit. Sipas tij, bordi ka bllokuar punën në UT dhe në këtë bord janë përfaqësuesit e ministrisë. Po sipas rektorit, puna ka arritur deri tani sa administratori i universitetit ka ndërruar bravat e zyrave.

Debati mes Rames dhe drejtuesve te universiteteve vazhdon…

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko