Aktualitet

Rama paralajmëron studentët protestues: Mund ta shtyjë mësimin në verë


               Publikuar në : 10:13 - 09/01/19 |
ri.de.

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter tregoi se VKM për uljen e tarifave është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ai tha se ka komunikuar pas mesnates, madje deri në 3 të mëngjesit me studentët permes mesazheve. Më tej ai paralajmëron se nëse vazhdohet me bojkot mund të shtyhet mësimi për në verë.

“Deri në 3 të mëngjesit mbrëmë me qindra studentë që më mësynë whatsapin😀Mesazhe lloj-lloj, nga më vulgaret tek më prekëset dhe edhe jo pak për të qeshur me zë😂Shumë thoshin s’kanë dalë VKM në Fletore Zyrtare🤔Por mjafton një klik qbz.gov.al dy sy për të parë.

E dyta që përsërisnin shumë prej tyre, mesa duket me porosi nga nondaja, ishte fjalia kur do plotesosh kërkesat! Kërkesat do plotësohen sipas afateve të publikuara dhe sipas zotimit brenda janarit do publikohet edhe Pakti për Universitetin, që shkon shumë përtej kërkesave.

“Dhe e fundit për sa më ra më shumë në sy në atë dialog të pazakonshëm me lloj-lloj profilesh e pa asnjë lloj dorashke, siç më pëlqen mua😁,ishin ankesat e pafundme për pengmarrësit që nuk lënë shumicën të bëjë mësim. Kjo është e papranueshme e mund ta shtyjë mësimin në verë”, shkruan Rama.

Pas