Aktualitet

‘Rama çliron Durrësin nga plehrat’, ish-deputeti i PD: Nuk e kanë fajin njerëzit, por makutëria juaj

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara ka komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për djegien e plehrave në qytetin e Durrësit.

Cara thekson se ky vend i prodhimit të helmit është denoncuar prej 12 vitesh nga media, qytetarët dhe përfaqësues të opozitës dhe PD-së; por më në fund, Rama dha dhe zgjidhjen: plehrat këtej e tutje do të përpunohen në Tiranë.

Sipas tij, kjo është një shenjë e mirë nëse ai do të përmendte edhe keqmenaxhimin e tyre nga kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe fajin për më tepër mos t’ia linte qytetarëve.

Mirëpo, ish-deputeti demokrat, bën me dije se për rreth 12 vite kryebashkiaku i Durrësit edhe pse ka qarkulluar me firmë të tij afro 200 milion euro (buxhet bashkie, grante të pakushtëzuara, fonde për projekte të ndryshme etj) nuk e ka pasur kurrë prioritet një problem të tillë.

Ai thekson se prioritet i tyre janë projektet për fasadat, punimet e betonit, palmat, rilindja urbane, koncesionet e ndryshme në bashki, projekte që prodhojnë euro për sojin e tyre dhe gjithnjë e më pak projekte që lehtësojnë jetën e durrësakëve.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko