-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Video/ Rama-Berishës: “I rrjedhur” është konstatim, jo sharje. Ke vrarë dhe s’të kam thënë “kriminel”

Edi Rama mori sërish fjalën për replikë në Parlament, por e nisi duke iu drejtuar Berishës dhe jo Bashës.

Rama në foltoren e Parlamentit: Kryetari i PD e nisi fjalën duke përmendur fjalën “të rrjedhur”, por ishte konstatim si në rastim tim të djeshëm: Ishte thjesht një konstatim. Sali, larg qoftë të të shaj ty dhe Lulin. Janë vravë njerëz në Bulevard dhe s’të kam thënë “kriminel”. Shteti ka paguar faturën 10 milionë USD për Gerdecin dhe Bulevardin. Ashtu sikundër në rekordet e këtij parlamenti nuk ka fjalë “mafioz” “kriminel” nga unë.

Batutat erdhën pasi Edi Rama pranoi se nëpër dhëmbë ka bërë një konstatim për deputetin e PD-së, duke i thënë “i rrjedhur”.

Berisha nga vendi: “Më shau pas shpine, siç ka fytyrën dhe karakterin. Unë dua ti them sot sy më sy, se të shash pas shpine nga karrigia e kryeministrit tjetrin, nuk bën gjë tjetër vetëm se ngjet. Një hale në një copë mëndafshi, vazhdo”.

/Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko