-Kulturë, Aktualitet, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Rama-Artistëve: E pritët si shtrigë, por Zana Çela është shtriga e duhur për TKOB

Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje kritikëve për Zana Çelën, drejtoreshën e TKOB. Ai ka vlerësuar punën e saj, duke thënë se po rindërton këtë institucion kulturor. Por gjuha e zgjedhur nga Rama për të vlerësuar bashkëpunëtoren e tij të vjetër ka ngjallur habi.

“Me vjen mirë për Zanën që ka sjellë mbarësi në TKOB ku u riprit si rikthimi i shtrigës por që jam i bindur se është shtriga e duhur për TKOB-in tonë që po rindërtohet me në fund pas shumë dekadash i lënë pas dore. E vetmja gjë që shkëlqen te performanca e artistëve për çdo gjë tjetër rrezatonte trishtim e braktisje të këtij ishulli fantastik shumë më tepër se ç’i kanë dhënë politikanët gjithë këto vite. E ardhmja është e atyre që besojnë”. Kështu deklaroi kryeministri, në një takim në Ministrinë e Kulturës që u mbajt për nder të sopranos Enkelejda Kamani e cila është fituese e Akademisë së Teatrit “La Scala”.

Zana Çela u rikthye në TKOB pas 16 vitesh. Me dorëheqjen e Ilir Kernit, (gusht 2016) Rama vendosi vetë të emërojë Çelën. Kujtojmë se ka qenë pikërisht Rama që në vitet 2 000, asokohe ministër Kulture, që bëri drejtoreshë të këtij institucioni znj.Çela. /Opinion.al

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko