Rusi 2018

Rakitiç i habit të gjithë: Vjehrra, çelësi i suksesit të penalltive të mia

               Publikuar në : 11:46 - 09/07/18 |
E SH

Ivan Rakitiç, mesfushori i Barcelonës ka qenë vendimtar nga pika e bardhë, teksa ka kualifikuar 2 herë Kroacinë.

30-vjeçari ka gjuajtur i pesti dhe penalltia e tij ka vendosur fatin e kroatëve ndaj Danimarkës dhe Rusisë.

Rakitiç ka zbuluar se pas këtij suksesi të 11-metërshave, qëndron provokimi i vjehrrës së tij.

“Pasi humba një penallti ndaj Rajo Valekano në 2014, vjehrra më dërgoi një fotografi të qenit tim dhe më tha se ai gjuan penalltitë më mirë se unë”, – ka thënë Rakitiç.

Ai shton se ky provokim e ka motivuar atë të jetë më i saktë nga pika e bardhë.

Pas