-Teknologji

“Radio spiune” që transmeton mesazhe sekrete

Korrespondenti i BBC-së për sigurinë, Gordon Corera ka investiguar botën e numrave përmes një stacioni radiofonik.

Ai ka dalë në përfundimin se nga një radio e thjeshtë janë tansmentuar mesazhe spiunazhi të koduara të agjentëve.

Nëpërmjet një radioje të thjeshtë njerëzit kanë pasur mundësinë të dëgjojnë këtë transmetim spiunazhi, por nuk dihet nëse i kanë deshifruar ato mesazhe, pasi ajo arrihej vetëm përmes librit të deshifrimit .

“Ajo punon shumë thjesht dhe kjo është ajo që të tërheq. Ajo transmeton numra që duken si të zakonshëm, dhe për ju mund të marrin kuptim nëse keni librin e duhur të deshifrimit. Pra, 12587948 mund të nënkuptojë “vjedh reaktorët bërthamorë”. Por si ta kuptoni që po jepet një mesazh. Puna është se ndonjëherë stacioni i numrave transmeton muzikë, për tu bërë të ditur se mesazhi do të nisë pas pak”, thotë Corera.

Gjatë luftës së ftohtë këto kode janë përdorur në masë, por megjithëse teknologjia ka avancuar shumë kohët e fundit, ato nuk u zhdukën.

“Avantazhi i kësaj teknike është se spiunët nuk kanë nevojë për një ekip të specializuar për të kapur mesazhin, vetëm një radio, për të qenë më pak të dyshuar. Dhe në botën moderne të mbikqyrjes dixhitale avantazh tjetër i saj është se nuk do të duhet të lidhesh me internetin apo të bësh diçka që do të linte gjurmë dixhitale që ti ndjekë dikush tjetër”, shton më tej Gordon Corera.

Në 20 vitet e fundit agjentë sekretë në Amerikë dhe Europë janë kapur duke përdorur këto numra.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko