-Politikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Qytetari-Ramës: Paç fatin e pushuesve që u mbytën. Rama: Ti kot rrona

Kryeministri Edi Rama, në statusin e postuar së fundmi në rrjetin e tij social ‘Facebook”, ka replikuar me një qytetar, i cili në koment i shkruan dhe i uroi atij fatin e 4 të rinjve që u mbytën dje në Vlorë.

Kjo ndodhi pasi Edi Rama publikoi një status, ku sqaron shkrimet e disa mediave greke se ai po kalon pushimet në Parga së bashku me bashkëshorten. Por, ndjekësit e shfrytëzuan si mundësi për të komentuar dhe shprehur pakënaqësitë e tyre.

Një qytetar shprehet mjaft i indinjuar për mungesën e rojeve në plazhet e vendit, duke i shkruar Ramës të ketë edhe ai fatin e atyre që u mbytën dje në Vlorë.

Por menjehere ka reagur Rama duke i shkruar se: “Gafurr, ti s’ke faj se mendja jote xhiron vetem kur i ben thirrje barku per ushqim dhe ty eshte e kote te te mundosh duke te kerkuar te pertypesh edhe informacionet, pervec ushqimit, por meqe merr persiper kot te nxjerresh edhe fjale nga zorret, po jap informacionin si me poshte jo  qe te bindesh ti se sa kot rron po qe me kete rast ta lexojne edhe te tjeret:

Pjesa e bregut te Vlores ku ka ndodhur fatkeqesia me djalin e vogel, as nuk perdoret nga bashkia si plazh publik, as nuk i eshte dhene ne asnje centimeter per perdorim subjekteve private si plazh nga bashkia. Sepse aty eshte ende ligjerisht kantier ndertimi!

Ndersa plazhi ku ka ndodhur aksidenti i trefishte ne Triport, eshte nje plazh i eger, i cili nuk eshte fare ne listen e plazheve te miratuara si plazhe nga Ministria e Ekonomise dhe Turizmit e per rrjedhoje, ashtu si ne cdo vend te botes, ku fatkeqeisht ndodhin kudo tragjedi te tilla, nuk ekziston asnje detyrim qe te kete sherbim ruajtes. Te tjerat jane brockulla te ziera ne kazanin mediatik e politik, per arsye e qellime qe vetem me humanizmin nuk kane asnje lidhje”.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko