InstaBIZ

“Qyqja çuni”, Ermali e tepron me shakatë këtë herë

               Publikuar në : 18:28 - 15/05/18 |
Gerta

Ermal Mamaqi gjithmonë provokon me humorin e tij. Por këtë herë duket se ka përfshirë dhe të birin.

Bëhet fjalë për një video të cilën Ermali e ka shpërndarë në faqen e tij në Instagram ku shihet që mban djalin e tij në qafë.

Ermali e mban Joelin nga këmbët dhe duket sikur vogëlushi do të rrëzohet, por ja që nuk është asgjë më shumë sesa një shaka.

Si përshkrim të videos moderatori shkruan: “Në xhirimin e kësaj videos u dëgjuan 3 “Qyqja Çuni” dhe 1 “Pa merak”. Faleminderit,”

Me siguri Amit do t’i ketë ngrirë gjaku, kur ka parë Joelin të kolovitet sipër Ermalit.

Ermali dhe Ami sëbashku më dy fëmijët e tyre duket se po kalojnë disa ditë në Austri./Opinion.al

 

 

Pas