-Politikë, Aktualitet, Te Fundit, Të Gjitha

Qeveria mbledhje fundjave në Vlorë

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë në qytetin bregdetar të Vlorës ditën e premte dhe të shtunë. Kjo është mbledhja e tretë e qeverisë jashtë Tiranës që prej përzgjedhjes së emrave për qeverinë “Rama 2”.

Më herët kabineti i ri qeveritar është mbledhur në Llogora dhe në Velipojë të Shkodrës.

Ndërkohë, në fund të muajit tetor pritet që qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë të mblidhen në një takim të përbashkët në qytetin e Korçës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko