Qëndron në Aleppon e shkatërruar për të ushqyer macet e braktisura – Opinion – Faqja Zyrtare
-Jetë dhe Stil, Metro

Qëndron në Aleppon e shkatërruar për të ushqyer macet e braktisura

cat-man-aleppo-1_1489857604-4962244

Muhamed Alaa Aljaleel njihet si kujdestari i maceve në Alepo të Sirisë. Ai rrezikon jetën e tij dhe qëndron në qytet edhe pse shumica e familjarëve, miqve dhe fqinjëve tashmë kanë ikur nga qyteti i shkatërruar nga lufta.

Ai ka thënë se do të qëndrojë në qytet “pa marrë parasysh se çfarë ndodh” për t’u kujdesur për qindra mace të braktisura që kanë nevojë për të.

Alepo është copëtuar në dysh nga lufta e cila po zgjatë tash e 4 vjet. 40,000 banorë e kanë braktisur qytetin, janë dëbuar nga shtëpitë dhe punët e tyre, transmeton Gazeta Express.

cat-man-aleppo-syria-12_1489857589-2156052

Për fat të keq, në pamundësi për të ikur dhe shkuar diku, shumë njerëz kanë mbetur në qytet. Para luftës, Aljaleel punoi si një elektricist por pasi shpërtheu konflikti ai filloi të punonte si një shofer ambulance në qytet, duke shpëtuar njerëz në nevojë.

Aljaleel tha për BBC News: “Kur njerëzit u larguan, macet filluan të vinin tek unë… disa njerëz thjeshtë i lanë ato me mua pasi e dinin se unë i dua macet”.

Aljaleel tregoi një histori rreth një vajze të vogël e cila erdhi tek ai me macen e saj, “Ajo qau përderisa ma dha macen dhe u largua nga vendi”.

cat-man-aleppo-syria-3_1489857589-9896676cat-man-aleppo-syria-4_1489857589-2071288cat-man-aleppo-syria-11_1489857589-7864542

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko