Bota

Putin ndalon transmetimin e dasmës mbretërore

               Publikuar në : 20:06 - 16/05/18 |
Gerta

Mediat më të rëndësishme në Rusi nuk do ta transmetojnë dasmën mbretërore të Meghan Markle dhe Princ Harry këtë të shtunë, dhe arsyeja mendohet të jetë marrëdhënia e tensionuar mes shtetit euroaziatik dhe Britanisë së Madhe.
Marrëdhëniet midis dy shteteve janë acaruar që kur ish-spiuni rus Sergei Skripal u helmua në territorin britanik sëbashku me vajzën e tij Yulia.
Autoritetet britanike konfirmuan se ish-agjenti i KGB ishte shënjestruar nga agjentët rusë dhe Moska u dënua ndërkombëtarisht për çështjen.
Megjithatë, Rusia e mohoi se kishte gisht në sulm./TopCahannel

Pas