-Destinacione, -Turizëm, Kryesore, Travel

Pushimet e arta të cilat ju mund t’i përballoni

Pushimet janë gjithmonë të kushtueshme, në çdo stinë. Edhe në verë, edhe brenda Shqipërisë çmimet nuk janë pak. Pjesa më e madhe e njerëzve kursejnë gjithë vitin për një palë pushime ose maksimumi dy. Ka edhe nga ata që kanë hequr dorë nga vera. Nuk e durojnë dot diellin e fortë kështu që i mbajnë ditët e pushimeve për në vjeshtë. Pushimet e arta janë edhe romantike.
Ka disa destinacione të cilat ndoshta mund t`i përballoni.

Në Venecia
Ku ka më bukur se një shëtitje me varkë në këtë kohë të vrenjtur vjeshte. Do të ishte ekstremi i romanticitetit. Me një kërkim të thjeshtë, një biletë avioni vajtje-ardhje nga 30 Shtatori deri në kthimin e datës 7 Tetor do të kushtonte 161 Euro.

Në Zagreb

Atje përjetohet një vjeshtë fantastike. Kroacia është edhe relativisht afër. Bileta, për të njëjtat kushte do të kushtonte 252 Euro.

Në Paris

Të dashuruarit pas Parisit mund ta vizitojnë edhe në vjeshtë. Bileta do të kushtonte 218 Euro

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko