Aktualitet, Kryesore

Punonjësit e OSHEE-së i shkojnë për verifikim në banesë, ai i kërcënon me armë

Një incident ka ndodhur këtë pasdite në Kavajë ku një person ka përdorur armë zjarri kundër punonjësve të OSHEE-së.

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se: “Gjate ushtrimit te detyres per kontrollin dhe verifikimin ne terren te abonenteve, sot rreth ores 16.00, grupi i punes se OSHEE Drejtoria Rajonale Durres, ka hasur ne rezistencen e abonetit Dritan K., i cili perdori arme zjarri ndaj punonjesve te OSHEE, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar. Ngjarja ndodhi ne Kavaje. Abonenti eshte ndaluar nga policia, e cila po kryen hetimet mbi ngjarjen bazuar mbi provat, sekuestrimin e armes se zjarrit, çifte”.

Burime policore thanë se i arrestuari ka kërcënuar me armë punonjësit e OSHEE-së.

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko