Metro

Punëtorët ‘lënë’ punën për Kupën e Botës

               Publikuar në : 03:00 - 11/07/18 |
rel d

Rrjetet kyesore të dyqaneve me pakicë në Angli, Aldi, Lidl dhe Iceland, njoftuan se në rast se Anglia kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror 2018, do t’i japin leje të gjithë punëtorëve që të mund të shikojnë ndeshjen.

Në njoftimin e bërë nga Aldi dhe Lidl, thuhet se në rast se Anglia kualifikohet në finalen e Kampionatit Botëror 2018 që zhvillohet në Rusi, të gjitha dyqanet do të mbyllen sipas kohës lokale në ora 15.00, duke i dhënë mundësi punëtorëve që të mund të ndjekin ndeshjen.

Ndërsa Iceland, njoftoi se në rast se Anglia mbetet në finale, të dielën të gjitha dyqanet në mbarë vendin do t’i mbyllën në ora 14.00 me kohën lokale.

Zinxhirët e dyqaneve gjithashtu bënë të ditur se pagat e të gjithë punonjësve do të paguhen plotësisht.

Aldi punëson 30 mijë, Lidl 20 mijë dhe Iceland 22 mijë persona.

Anglia nesër do të përballet me Kroacinë në gjysmëfinalen e Botërorit. Fituesi i ndeshjes do të kualifikohet në finalen e Kampionatit që do të zhvillohet të dielën.

 

Pas