Bota

Publikohen detaje të reja nga dasma e Princ Harry dhe Meghan Markle

               Publikuar në : 00:15 - 13/02/18 |
m.b

Shumë detaje të reja u publikuan të hënën për dasmën e Princ Harry dhe të fejuarës së tij. Dasma e shumëpritur do të fillojë në mesditë në Kishën e Shën Gjergjit. Dekani i Windsor do të mbajë meshën dhe Kryepeshkopi i Cantebury do të zyrtarizojë martesën e çiftit me betimet.

Në orën 13:00, përpara se të kthehen në Kështjellën e Windsor, çifti i sapomartuar do të shëtisin nga Kisha e Shën Gjergjit e deri në qytetin e Windsor me kortezh. Kjo do t’i japi mundësinë kujtdo të bashkohet me atmosferën, e cila përfundon te holli i kështjellës në nuë pritje për të gjithë të ftuarit.

Me vonë do të ketë një pritje të dytë të organizuar nga Princ Charles i Uellsit  për miqtë dhe familjarët më të afërt. Dasma është caktuar në datën 19 maj të 2018 dhe është me e komentuara e vitit edhe pse nuk ka ndodhur ende./Opinion.al

Pas