-Jetë dhe Stil, Metro, Te Fundit

Pse sot thuhet se vjen zyrtarisht pranvera? Ja çfarë ndodh në orë 11:29

moti

Jeni të lodhur nga dimri i gjatë dhe i ftohtë?! Mos u mërzisni, të gjithë kështu ndihen.

Ditën e sotme, thuhet se pranvera ka ardhur zyrtarisht. Sot dielli rrezaton direkt mbi ekuator, duke bërë ditën dhe natën të barabartë. Ky fenomen quhet ekuinoksi pranveror.

Pranvera do të vijë zyrtarisht në vendin tonë në orën 11:29, me orën tonë lokale.

Dita e parë e pranverës do të zgjasë 12 orë e pesë minuta dhe dielli do lindi në orën 5 e 39 minuta, ndërsa do të perëndojë në 17 e 44 minuta.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur me kalendar fillon vera. Por, llogaritja verore e kohës do të fillojë në orët e para të 26 marsit, kur akrepat e orës duhet të zhvendoset për një orë para./opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko