Komente, Te Fundit

Pse shumica e njerëzve nuk do të jenë kurrë të suksesshëm

Nga Benjamin Hardy “Sukses” nuk është thjesht të kesh pafund para. Shumë njerëz me shumë para kanë palumturi të tmerrshme dhe jetë të pabalancuara radikalisht.

Suksesi në fakt, është të provosh vazhdimisht kush je, si jeton, si shërben ndaj të tjerëve.

Pra, pse shumica  njerëzve nuk janë të suksesshëm?

Pse shumica e njerëzve nuk evoluojnë në jetët e tyre?

Sa më shumë të evoluosh, më i fokusuar duhet të jesh në ato pak gjëra që kanë më shumë rëndësi. Sikurse Jim Rohn ka thënë “Shumë njerëz nuk performojnë mirë thjesht sepse ata janë të mëdhenj në gjëra të vogla”.

Për të qënë i suksesshëm, ti nuk mund të vazhdosh të qëndrosh me njerëz të një frekuence të dobët për periudha të gjata kohore.

Nuk mund të vazhdosh të ushqehesh me yndyrna, pavarësisht shijeve të gruas apo kolegut. Ditët e tua duhet të shpenzohen vazhdimisht në aktivitete të cilësisë së lartë.

Sa më i suksesshëm të bëhesh- që është të balancuarit e atyre pak gjërave esenciale (shpirtërore, marrëdhëniet, financiat, fiziku,) në jetën tënde dhe të larguarit e cdo gjëje tjetër-aq më pak do ta justifikoni cilësinë e dobët.

Ndërsa thelloheni gjithnjë e më tepër te vizioni për vetveten, ju kuptoni si të bëni rregullime të caktuara në mënyrën si jetoni. Duhet të ndalni shpenzimet e mëdha në para dhe në kohë për argëtime. Duhet të kurseni më shumë dhe të investoni në edukimin dhe të ardhmen tuaj.

Ju duhet të risni cdo ditë cilësinë e veprimeve tuaja në mënyrë konstante. E kjo nuk ka të bëjë as me perfeksionin as me të qënit i zënë gjatë gjithë kohës. Nëse sjelljet ditore janë të një niveli të dobët, cili mendoni se do të jetë produkti në jetën tuaj?

Zgjedhjet tuaja duhet të jenë të një cilësie të lartë, marrëdhëniet me njerëzit po ashtu. Cdo fushë e jetës suaj ndikon një fushë tjetër të saj. Sikurse thotë një shprehje: “Si bëni diçka është se si të bëni gjithçka.” Ky është një nivel të menduari shumë i lartë. Ky bën sens vetëm për njerëzit që kanë larguar cdo gjë nga jeta që ata urrejnë. Kjo do të thotë të jetosh me parimin: “Jeta normale dhe e përditshme mund të plotësohet me ato gjëra që i vlerësoni më së shumti”.

Kur ditët tuaja janë të mbushura me ato vlera esenciale që vlerësoni, dhe ju korrni sukses në ato pak fusha që i ndieni, me shumë gjasa do të dominoni në të gjitha fusha e tjera të jetës. Sepse gjërat e vetme me rëndësi janë ato që vlerësoni më së shumti. Cdo gjë tjetër duhet përjashtuar

Për ta bërë këtë jo vetëm merr kohë, por është jashtëzakonisht e vështirë për ta jetësuar në praktikë.

Thënia “Jo” për mundësi të mëdha, por të parëndësishme është e vështirë.

Dhënia fund e zakoneve të këqija është e vështirë.

Ndryshimi i sistemit tuaj të besimit dhe zgjerimi i vizionit tuaj kërkon guxim. Është kaq e lehtë të kthehesh në të menduarit e vogël dhe mediokër.

Megjithatë, kur të afroheni me jetesën në baza ditore me vlerat dhe idealet tuaja, gjërat e mrekullueshme fillojnë të ndodhin. Ju do të ndiheni më të lumtur. Ju do të ndiheni më të pranishëm me ata që doni. Ju do të ndiqni ëndrrat dhe ambiciet më të mëdha. Do të jesh më elastik gjatë sfidave. Ju do të jetoni në një frekuencë më të lartë. Dhe gjithçka rreth jush do ta pasqyrojë atë.

Por për të përsëritur Jim Rohn, “Shumë njerëz nuk performojnë mirë thjesht sepse ata janë të mëdhenj në gjëra të vogla”. Thënë në një mënyrë tjetër, shumica e njerëzve janë kapur në trashësinë e gjërave të holla.

Prandaj, shumica e njerëzve nuk do të jenë të suksesshëm. Shumica e njerëzve nuk do të evoluojnë dhe do të përparojnë.

Marrë nga “Thrive Global”.

Përktheu: Alteo Hysi

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko