-Jetë dhe Stil, Metro

Pse njerëzit mbajnë lidhje paralele? Ja vendi ku partneri juaj ju tradhton më së shumti

Nuk është më lajm që rastet e tradhtisë ndaj partnerit sa vijnë e po shtohen. Arsyet në fakt se pse ndodhin këto gjëra mbeten disi mister. Partneri juaj mund të ketë gjithçka që ju keni dashur, mund të jetë ideali por përsëri tradhtoni.

Për këtë ka folur një specialist i marrëdhënieve sentimentale, pas anketimit të disa personave të cilët pranuan se kishin tradhtuar apo dhe kishin mbajtur lidhje paralele në të njëjtën kohë. Meshkujt pohuan se ishin të gatshëm të kërkonin një person tjetër në momentin që nuk ishin të lumtur në marrëdhënien aktuale. Tradhtitë më të shumta ndodhin në ambientin e punës, ku pjesa më e madhe e të anketuarve kanë pranuar se kanë pasur lidhje paralele me një koleg.

Sipas ekspertit, partneri ose partnerja juaj ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë më një person të cilin e njeh apo ka një farë marrëdhënieje.

Arsyeja numër dy e tradhtisë ishte mungesa e kënaqësisë seksuale. Nëse një partner është i pakënaqur seksualisht, ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë.

Një tjetër statistikë shqetësuese është ajo e tradhtisë së femrave. Ndonëse gjithmonë është aluduar se femrat tradhtojnë pasi nuk ndihen mirë emocionalisht, së fundmi arsyet e tradhtisë së femrave janë për shkak të nivelit më të lartë të inteligjencës që ato kanë kundrejt partnerit. Femrat e mirë arsimuara ishin më të predispozuara drejtë tradhtisë.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko