-Si u Veshën, Aktualitet, InstaBIZ, Metro, Te Fundit

Pse Ilir Meta erdhi ndryshe dje në emisionin “Opinion”? Ja çfarë nuk keni vënë re

Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por ish-kreu i LSI dhe Presidenti i zgjedhur Ilir Meta, dje erdhi ndryshe në “Opinion” sa i përket paraqitjes së tij dhe komunikimit.

Krahasuar me herën paraardhëse, pra vetëm 10 ditë më parë në “Opinion”,  me paraqitjen e djeshme para audiencës, kishte ndryshime tepër të mëdha.

Ana teknike e ardhjes në emision ishte e njëjtë, pra hyrjet e daljet nga ambientet e Televizionit Klan; si gjithmonë ai shoqërohej nga këshilltari i tij Lorenc Vangjeli, dhe po ashtu në hyrje u prit nga stafi i emisionit dhe drejtori i TV Klan Aleksandër Frangaj, deri këtu çdo gjë vijonte normalisht.

 

Pas grimit Meta hyri në studio, ku e shoqëronin 40 të rinj nga LSI, ai u prit me entuziazëm nga ata ndërkohë që pjesa tjetër e stafit bëhej gati për transmetim live. Meta dje ishte në një intervistë me një panel gazetarësh, si edhe kanë qenë gjatë këtyre ditëve figura të tjera politike.

Por çfarë u pa ndryshe nga hera paraardhëse kur Meta erdhi në “Opinion”?

Dje Meta ishte ndryshe thuajse ‘360 gradë’, sepse foli dhe ju përgjigj gazetarëve me “qetësi dhe dashuri”.

Edhe këtë herë vazhdoi me akuza ndaj Ramës, por me një tonalitet ndryshe në komunikim, ai nuk e ngriti zëri dhe nuk ishte aq serioz në mimikën e fytyrës sa 10 ditë më parë në emision, apo në mitingje.

Dje Meta ishte më i çlirët dhe më i qeshur, nuk foli me tone të ashpra, por vazhdoi me akuzat me një ze më të butë dhe po ashtu përmendi dështimet e Ramës. 

Ndryshe nga hera e kaluar kur kronikat që i shfaqeshin në ekranin e studios i komentonte, në shumicën e rasteve edhe me ze të lartë, me akuza, gjëra të pa treguar më parë, këtë herë i kaloi me të qeshura dhe pas asnjë shqetësim (rasti i videos për mitingun e Beratit).

*Foto, 10 ditë më parë në Opinion

Ajo që mund të veçohet ishte se ai tha shprehimisht dy gjëra kur u pyet për koalicionet: “Luli ka detyrime ndaj meje dhe Berishës, pse kush e bëri kryetar Bashkie atë?”

Dhe: “Rama do të na kërkoj falje në 26 qershor, por nuk e di nëse do ta pranoj Petrit Vasili”.

Edhe me paraqitjen e jashtme Presidenti i zgjedhur kishte ardhur më i lirshëm, më jo formal, nga kornizat e një zyrtari me kostum serioz dhe kollare, në korniza më konfidencial; pa kollare, xhaketë me kuadrate në tonet e blusë së hapur, këmishë të bardhë dhe pantallona me një shkrirje ngjyrash mes grisë dhe blusë, pikërisht në ngjyrat tendencë të këtij sezoni. Ora dhe këpucët (të zeza) ishin të vetmet në ngjyrë të errët që thyenin sadopak ngjyrat e veshjes së Metës të cilat konrespodonin po ashtu edhe me ngjyrat e studion së emisionit.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur me marrëveshjet e fshehta politike apo me marrëdhëniet e tij me dy liderët e partive të mëdha, por Meta dje është shfaqur i qeshur dhe i qetë, sado që jemi në ditët më të ethshme të fushatës. Gerta Zaimaj/ Opinion.al

 

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko