4, Aktualitet, Kryesore

Pse i shkoi në qeli ministrja Etilda Gjonaj, Aldo Bares?

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka inspektuar sot burgun e Peqinit, ku vuan dënimin dhe ish-kreu i bandës së Lushnjes, Aldo Bare.

Kjo vizitë është komentuar nga deputeti demokrat, n/kryetar i Komisionit të Sigurisë, Flamur Noka. Ai thotë se nuk është e rastësishme kjo vizitë e ministres pikërisht në burgun ku ndodhet Bare.

“Ministrja e Drejtesise sot zhvilloi një vizite në burgun e sigurise se larte ne Peqin. Çuditerisht i shkon ne qeli Aldo Bares. Te jete valle rastesi apo e planifikuar? Çfare mesazhi po perpiqet te percjellë ministrja me kete vizite ? A po shantazhon dike Edi Rama duke i çuar ministren Aldo Bares?

Si shpjegohet nje ndjeshmeri e tille e Edi Rames per kushtet e Aldo Bares kur nderkohe nuk ja ndjeu fare dhe i flaku me nje te rene te lapsit 26 mije familje qe nuk kane as buke per femijet …

A e pate se si ministrja lumturohej kur kreret e bandes Lushnjes flisnin me gjuhen e Edi Rames?

A tregon ky kontrast se Edi Rama nuk eshte Kryeminister i shqiptareve por i bandave dhe krimit ?”, janë dyshimet që hedh Flamur Noka, përmes këti statusi në rrjetet sociale.

Sakaq, vetë ministrja përmes një komunikate për mediat, tha se ministrja ishte në këtë burg për të përcjellë mesazhin e reformës që po bëhet në burgje.

Gjatë verifikimit të bërë nga Ministria e Drejtësisë ka rezultuar se rreth 100 punonjës janë me rekorde kriminale, çka do të thotë se ata automatikisht nuk duhet të ishin bërë pjesë e sistemit. Nga ana tjetër rreth 70 punonjës nuk iu përputhet arsimi me pozicionin e punës.

“Ministrja e Drejtësisë u shpreh se nuk do të ketë asnjë tolerim në procesin e verifikimit të pastërtisë morale të punonjësve. Të gjithë ata që nuk plotësojnë kriteret do të largohen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

Aty nuk specifikohet se pse u zgjodh pikërisht ky burg për të përçuar mesazhet e reformës.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko