Sport, Te Fundit

Pse gjysmëfinalja Monako-Juventus konsiderohen gjysmë-derbi?

monakojuve

Një gjysmëfinale padyshim, magjike do të jetë ajo mes ekipit të Monakos dhe Juventusit. Sipas statistikave të këtij viti, Monaco konsiderohet si ekipi me sulmin më të frikshëm, duke përmendur këtu edhe rekordin e shënuar nga adoleshenti Kylian Mbappe. Ai është lojtari i parë në historinë e Champiosn League që ka shënuar gol në katër ndeshjet e fazave knockout.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për juventinët, ata kanë mbrojtjen më të mirë të këtij sezoni. “Mali” i përbërë nga Giorgio Chiellini, Leo Bonucci, Mario Mandzukic dhe në portë legjenda Buffon arritët të eliminonim edhe Barcelonën e Messit.

Mes gjithë të tjerash, sfida Monaco-Juventus konsiderohet si një gjysmë-derbi, kjo për faktin se dy qytetet janë gati 200 larg njëra-tjetrës. Një tjetër faktorë është ai i gjyhës. Në principatë italishtja është një prej gjuhëve zyrtare. Mbetet të presim të shohim se cila prej këtyre dy skuadrave do të jetë në finalen e madhe të Kardifit./opinion.al

monakojuventus

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko