Kryesore

Protesta tek Unaza e Re, Basha: Ky pushtet po i poshtëron qytetarët

               Publikuar në : 17:08 - 06/12/18 |
rel d

Protesta e banorëve të zonës së “Astirit” që kundërshtojnë shembjen e mbi 300 objekteve që parashikohet të prishen për t’i hapur rrugë ndërtimit të një autostrade urbane nga Sheshi Shqiponja deri te Pallati me Shigjeta, ka hyrë sot në ditën e 33-të.

Protestës i është bashkuar edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili u shpreh se asnjë zhvillim nuk sjell ky projekt për qytetarët, përveç se mbush xhepat e oligarkëve.

Basha tha se Edi Rama premtoi me zë dhe figurë se banesat do të legalizohen, por tani vepron ndryshe.

Kreu i opozitës tha se ky pushtet vetëm i poshtëron qytetarët.

Edi Rama kërkon t’i mbajë shqiptarët në injorancë, për të mbajtur të rinjtë në injorancë. Se kushtu i vjedh më kollaj dhe i mashtron më kollaj. Aty ku përpiqet Edi Rama të përçajë, bashkimi i bën më të fortë. Protesta e studentëve e dha këtë mesazh, bashkimi na bën më të fortë. Ky kryeministër nuk merret me asgjë tjetër, veçse me vjedhje. Të rinjtë e kanë kuptuar, janë bashkuar. Kjo protestë u prishi rehatinë hajdutëve, po ashtu edhe kjo e Unazaës së Re”,- tha Basha.

Për 33 ditë në përpjekje për të mbrojtur shtëpitë nga fadromat, protestuesit kanë vendosur t’u ngjajnë qytetarëve francezë, duke veshur jelekët portokalli.

Ata i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose t’i dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.

Me thirrjet; ‘jug e veri, jemi një’ dhe ‘turp, turp’, banorët kanë bllokuar edhe sot rrugën kryesore.

Jemi me të drejtën e fëmijëve tanë. Të gjithë kemi të drejtat tona dhe të gjithë paguajmë taksat. Duam të drejtën tonë dhe të bëjë çfarë të dojë. Nuk jemi kundër projektit, por duam djersën tonë”- u shpreh një qytetar.

O Edvin o legen, prite popullin se po vjen’,- ka qenë një nga thirrjet e banorëve drejtuar kryeministrit Rama.

Ata gjithashtu kanë përsëritur thirrjet: “Nuk jemi shpellarë, por jemi qytetarë”, të cilat ia drejtonin kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ministrit të Infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kryeministrit Edi Rama.

Disa nga banorët u shprehen se toka nuk është zaptuar dhe për çfarë arsye qeveria nuk erdhi për t’na shpjeguar se jemi në një truallë të huaj.

Ata deklaruan se nga kjo protestë nuk do të tërhiqen, derisa qeveria të vendosë dëmshpërblim të plotë.

Pas