2

Protesta, Nikolla e heq nga vetja: Tarifat i vendosin universitetet

               Publikuar në : 13:39 - 05/12/18 |
ri.de.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla që po përballet me një valë të madhe proteste studentore si rrallëherë në këto vitet e fundit, tha sot se tarifat nuk i vendos ministria por universitet.

Më pas ajo bëri një bilanc, duke treguar në tabelë se nga viti 2014 deri në vitin 2018, tarifat janë rritur me vetëm 5 500 lekë dhe kjo ka prekur vetëm Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave të Natyrës. Edhe në lidhje me ndryshimet e bëra deri më tani, ministrja nxori një tabelë ku tregohej se rritje kishin pësuar jo degët me tarifat ekzistuese më të larta, por disa prej atyre me më të ulëta.

Ministrja tha më tej se universitetet vet kanë kërkuar që rritja e tarifave të jetë më e lartë. Megjithatë, vendimi nuk ka hyrë ende në fuqi dhe pritet të hyjë vitin e ardhshëm. Brenda kësaj kohe, ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja, duke ua lënë universiteteve vendimmarrjen nëse do t’i rrisin apo jo tarifat.

Pas