Aktualitet

Protesta edhe në Shkozë, banorët bllokojnë rrugën

               Publikuar në : 17:43 - 06/12/18 |
rel d

Paralelisht me banorët e Unazës së Re, në protestë janë ngritur edhe ata të Shkozës.

Banorët kanë bllokuar rrugën pasi  kundërshtojnë prishjen e shtëpive.

Ata i bëjnë thirrje kryeministrit Edi Rama, që të tërhiqet nga projekti që ju prish banesat e tyre, ose t’i dëmshpërblejë qytetarët me 100 për qind të vlerës së tregut.

Ai nuk e di se sa lekë kam hedhur për këtë shtëpi. Që në 92-shin jam në Tiranë, tani 2018 të marr xhaketën e të iki me vrap? Unë do ta mbroj me gjak shtëpinë time, ku të shkoj unë. Nuk na ka ardhë asnjë përveç se për prishje. I bëj thirrje Veliajt dhe Ramës, të merren me banorët e vet, mos të na detyrojnë të merremi me policinë,” – tha një banor.

 

Pas