Aktualitet

Protesta e studentëve, reagon Rama: Ja prova që qeveria ka një investim

               Publikuar në : 17:40 - 06/12/18 |
Gerta

Pas protestës masive të studentëve të universiteteve publike në vend, kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë një ‘provë’ se si po punon qeveria e tij për arsimin.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Rama ka publikuar një video ku shihet një projekt mbi konstruktimin e godinave të studentëve.

Sipas Ramës, investimi në fjalë në bashkëpunim me qeverinë gjermane, kap vlerën e 18.8 milionë euro vetëm faza e parë.

“Meqë po diskutohen këto ditë edhe kushtet e godinave për studentët, ja prova që kjo qeveri, si asnjë tjetër më parë, ka nisur një investim masiv (18.8mln€ Faza 1) në bashkëpunim me qeverinë gjermane, për të ndryshuar rrënjësisht situatën e trashëguar të konvikteve. Ndiqeni deri në fund sepse nis si 3D po vazhdon si realitet i prekshëm i kantierit të parë të këtij projekti😉”, shkruan Rama.

Pas