Kryesore

Protesta e banorëve, Veliaj: Do ia shihni hajrin Unazës së Re

               Publikuar në : 15:50 - 07/11/18 |
ri.de.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës i cili po zhvillon dëgjesa me banorët, por dhe kërkon vota, ishte dje në Kashar. Ai u tha banorëve se bashkia ka projekt Bulevardin e ri “Migjeni”, punimet e të cilit kanë nisur, si dhe ndërtimin e dy shkollave të reja.

Ai po ashtu u ndal tek zhvillimi më i fundit, rikonstruksioni total i Unazës së Re që prek edhe këtë zonë. Kujtojmë se prej disa ditësh banorët protestojnë për shembjen e shtëpive dhe bizneseve të tyre. Ndërsa kryebashkiaku u shpreh se“ARRSH-ja dhe Ministria e Transporteve do fillojnë punën nga rrethrrotullimi “Shqiponja” dhe gjithë zona e Unazës (Rruga Teodor Keko), ç’ka besoj çliron trafikun. Kush e ka shtëpinë mes Fabrikës së Miellit dhe TEG-ut ia ka parë hajrin çfarë do të thotë të kesh një rrugë që s’bllokohet kurrë. Besoj të njëjtin hajër do t’ia shohim edhe investimit të qeverisë dhe Ministrisë së Transportit në këtë aks”.

Ndërsa për shkollat që është një problem i madh për zonën e mbipopulluar të Yzberishtit e Kasharit, ai tha: “në këtë njësi do të ndërtohen edhe dy shkolla të reja, për të ulur fluksin e nxënësve në klasa, por edhe për të eleminuar mësimin me dy turne”.
/Opinion.al

Pas