-Kronikë

Profil/ Atentati i djeshëm me eksploziv, kush është Lul Kulla “i forti” i Shkodrës

               Publikuar në : 10:03 - 14/01/18 |
ri.de.

Lulzim Kulla nuk është një emër i panjohur për Policinë e Shkodrës. Ai ka një sërë precedentësh penalë dhe njihet si “I Forti” i qytetit. 42 vjeçari ishte ditën e djeshme pre e një atentati me eksploziv ku mbeti i plagosur rëndë, ndërsa u lënduan edhe 7 persona të tjerë. Kulla vlerësohet si kapoja i një gruoi kriminal që ushtron aktivitetin në Shkodër dhe që prej vitesh u vendos tregtarëve të Shkodrës një tarifë të paligjshme mujore për ushtrimin e aktivitetit.

Histori që nis që nga viti 1997 dhe që vazhdon edhe sot për tregtarët e lagjes “Rus”, ku përmes presionit dhe terrorit këta tregtarët detyrohen t’u paguajnë një shumë që shkon deri në 50 mijë lekë të vjetra në muaj grupit të të fortëve, në mënyrë që të mos kenë probleme.

Për shkak të gjobvënieve shumë prej bizneseve në këtë zonë janë detyruar që të mbyllin aktivitetin, ndërsa shumë të tjerë janë detyruar që të largohen nga qyteti i Shkodrës.

Po kështu thuhet se Lulzim Kulla është autor në torturimin deri në vdekje të një prej tregtarëve, i cili merrej me shitjen e gazit.

Vetëm pak muaj më parë, Prokuroria nisi një hetim për gjobvënie ndaj tregtarëve në Shkodër.

Operacioni u shoqëruar me të arrestuar, por ngjarja mbeti e pazbardhur pasi tregtarët nga frika u shprehën se paratë i paguanin për ruajtjen e dyqaneve dhe se ndaj tyre nuk ishte ushtruar presion për pagesë paligjshme.

Por po kështu Lulzim Kulla ka qenë i ndaluar dhe hetuar edhe për kultivimin e kanabisit në zonën e Dukagjinit. Por edhe këtu u lirua pas 6 muajsh dhe nuk dihet se si mundi ti shmangej drejtësisë.

 

Pas