-Kulturë, 2

Prishja e Teatrit Kombëtar/ Artistët letër Presidentit Meta: “Ke mbetur vetëm ti, riktheje projektligjin”

Artistët vazhdojnë luftën e tyre kundra prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ditën e sotme ata i janë drejtuar me një letër Presidentit Ilir Meta, ku i kanë kërkuar edhe njëherë rishikimin e projektligjit që do ti hapte rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.

Në një komunikim me mediat ata i i kujtuan Presidentit Meta se si hallka e fundit kushtetuese në mungesë të Gjykatës Kushtetuese, të ndërhyjë për të rishikuar ligjin.

“Përgjegjësia bie mbi ju dhe është vendimtare. Ligji shkel balancën mes pushteteve. Ju duhet të ishit filtri i parafundit në këtë proces. Por meqë mungon Kushtetuesja, ju jeni filtri i fundit. Rikthejeni atë për rishqyrtim”, i drejtohen artistët në letër Presidentit Meta.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko