Kryesore

Prishet sërish moti, ja ku do të ketë reshje shiu. Bien temperaturat

               Publikuar në : 09:06 - 09/07/18 |
ri.de.

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia e presionit të ulët atmosferik me qëndër të pozicionuar në detin Egje e cila po spostohet gradualsiht duke kushtëzuar vendin tonë dhe Kosovën mot me mot të paqëndrueshëm.

Moti sot (e hënë) do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare, ndërsa mesdita sërish do të rikthejë rreshjet e shiut në zonat malore dhe zonat e ulëta ku do të ketë edhe stuhi të izoluara. Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 7-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 16/26°C
Zonat e ulëta 20/30°C
Zonat bregdetare 19/30°C


E Martë 10 Korrik 2018

Dita e Martë dt 10 Korrik moti do të jetë me kthjellime në zonën bregdetare dhe vranësira mesatare në zonat malore ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të izoluara. Era do të jetë me drejtim Perëndim (W) me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,50 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max

Zonat malore 16/27°C
Zonat e ulëta 19/30°C
Zonat bregdetare 19/30°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Pas