Bota

Prindërit nuk i pranonin të dashurën, adoleshenti blen eksploziv për t’i vrarë

               Publikuar në : 00:30 - 14/01/18 |
m.b

Një adoleshent bleu një bombë të telekomanduar nga larg për të vrarë prindërit e tij, pasi mamaja nuk miratoi të dashurën e tij të racës së bardhë.

Gurtej Singh Randhawa, 19 vjeç, i cili ishte pranuar të studionte në universitetin e Liverpulit për mjekësi, kishte frikë se nëna e tij do të ndërhynte në marrëdhëniet e tyre.

Sipas policisë, Randhawa, nga Wolverhampton, në Indi, mendonte se prindërit e tij do të përpiqeshin ta detyronin ta shkëpuste lidhjen e dashurisë, pasi nëna e tij nuk pranonte vajzën.

Ai u arrestua në maj të vitit 2017, pasi oficerët nga Njësia e Operacioneve të Armatosura të Agjencisë Kombëtare të Krimit zëvendësuan paketën që ai kishte porositur në faqet e “errëta” në internet.

Randhawa u arrestua pas testimit të pajisjes dhe u deklarua fajtor për përpjekjen për të importuar eksplozivë.

Pas