-Shëndeti

Prindër, mos i mbani fëmijët “steril”, ja nga çfarë sëmundje i rrezikon mungesa e mikrobeve

Jeta jonë moderne na ka dhënë mundësi që të jetojmë në ambiente pa mikrobe. E nëse mendonit se kjo është diçka e mirë, zbulimet e fundit do të ndryshojnë tërësisht mendimin tuaj. Shkencëtarët britanikë kanë arritur në përfundimin se jetesa pa mikrobe është shkaku i llojit më të zakonshëm të kancerit tek fëmijët, leuçemisë limfoblastike akute. Kjo sëmundje gjaku prek një në 2 000 fëmijë. Prof Mel Greaves, nga Instituti i Kërkimit të Kancerit, ka grumbulluar 30 vjet prova për të treguar se sistemi imunitar mund të bëhet kanceroz nëse nuk “sheh” shumë mikrobe në fillim të jetës. Ky zbulim mund ti hap rrugën luftës për të parandaluar sëmundjen. Lloji i kancerit të gjakut është më i zakonshëm në shoqëritë e përparuara dhe të pasura, duke sugjeruar se diçka rreth jetës sonë moderne mund të shkaktojë sëmundjen. Ka pasur pretendime të që e lidhin sëmundjen e kancerit me kabllot e energjisë, valët elektromagnetike dhe kimikatet. Kjo është hedhur poshtë në këtë vepër të botuar në revistën shkencore ‘Nature Revieës Cancer’. Profesor Greaves i cili ka bashkëpunuar me studiuesit anembanë botës thotë se ka tre faza të sëmundjes. E para është një mutacion gjenetik që duket i pandalshëm që ndodh brenda mitrës. Pastaj një mungesë e ekspozimit ndaj mikrobeve në vitin e parë të jetës nuk arrin ta mësojë sistemin imunitar për t’u përballur me kërcënimet siç duhet. Kjo bëhet shkak për një infeksion që përhapet në fëmijëri, duke shkaktuar një mosfunksionim imun dhe leuçeminë. Një shpërthim i gripit të derrit në Milano bëri që shtatë fëmijë të të prekeshin nga leuçemia. Studimet treguan se fëmijët që shkuan në çerdhe ose kishin vëllezërit e motrat më të mëdhenj , të cilët i ekspozonin ndaj baktereve, kishin norma më të ulëta të leuçemisë. Ushqyerja me gji  e cila promovon bakteret e mira në zorrë mbron nga leuçemia. Norma më të ulëta të baktereve rezultojnë te fëmijët e  lindur nga operacioni cezarian ndërsa ata të me lindje natyrale  ishin më të ekspozuar.  Ky studim nuk tenton të fajësojë prindërit për higjenën e lartë. Përkundrazi, ajo tregon se po paguhet një çmim për progresin që po bëjmë në shoqëri dhe mjekësi. Arritja në kontakt me bakteret e dobishme është e komplikuar, dhe nuk lidhet vetëm me  përqafimin e papastërtisë. Por Prof Greaves shton: “Implikimi më i rëndësishëm është se shumica e rasteve të leukemisë së fëmijërisë ka të ngjarë të jenë të parandalueshme”. Vizioni i tij është t’u japë fëmijëve një koktej të sigurt të baktereve siç është pirja e kosit ,  që do të ndihmonte në trajnimin e sistemit imunitar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko