Sport

Prezantohet Mancini tek Kombëtarja Italiane: Do të ringre Kombëtaren në majat e futbollit evropian

Roberto Mancini është prezantuar ditën e sotme si trajneri i ri i kombëtares Italiane.

Trajneri Italian nënshkroi me Federatën Italiane një kontratë 2-vjeçare deri në 2020, me një pagë prej 2 milionë eurosh në vit.

“Ishte e lehtë për mua që të zgjidhja. Jam krenar që do të drejtoj Kombëtaren. Për mua që kam qenë i grumbulluar në Coverciano që nga 1978, kur isha 14 vjeç, kjo është gjëja më e bukur. Qëllimi im është një dhe i vetëm, të ringre këtë Kombëtare në majën e futbollit europian. Dua që të jem pikërisht njëriu që e rindërtoi dhe e solli sërish këtë skuadër me histori në nivelet më të larta të futbollit botëror. Italia e ka fituar katër herë Kupën e Botës dhe sot ky ekip ka në strukturë lojtarë me peshë dhe bashkë mund t’ia dalim të ringihemi aty ku meritojë” ka thënë trajneri Italian.

Ndërkohë Mancini është shprehur se do të afrojë në kombëtare edhe Mario Balotelin dhe do të dëshironte shumë ta rishihte ‘Super Marion’ edhe njëherë në formën e tij më të mirë më fanellën e kombëtares, ndërsa pritet edhe afrimi i Andrea Pirlos në stafin teknik.

Debutimi i parë për trajnerin do të jetë ndeshja miqësore që Italia do të zhvillojë kundër Arabisë Sauditë në 28 maj.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko