-Kronikë, Aktualitet, Kryesore, Te Fundit

Prekëse/ Dalin pamjet nga aksidenti i studentes shqiptare në Itali

Studentja e aksidentuar për vdekje në Itali ishte nga Belshi Elbasanit. Eligersa Baha po shkonte me biçikletën e saj drejt shtëpisë së një të moshuari për të cilin do të kujdesej gjatë natës, por jeta është këputur në atë çast. 27-vjeçarja sapo kishte përfunduar studimet për Infermieri në Universitetin e Firences.

Teksa ecte në rrugë e reja është shtypur nga një makinë e tipit Fiat Punto e cila drejtohej nga një shtetase italiane. Ngjarja e trishtë ndodhi ditën e shtunë dhe prej dy ditësh me rradhë Eligersa luftoi me vdekjen në spital. Lajmi i keq për vdekjen e saj erdhi mbrëmjen e djeshme, kur 27 vjeçarja u nda nga jeta.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko