Aktualitet

“Preke majat, por nuk i harrove rrënjët tua”, Haradinaj i impresionuar nga takimi me Rita Orën

               Publikuar në : 09:05 - 11/07/18 |
ri.de.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj teksa gjendej në Britani për Samitin e Londrës ka takuar këngëtaren me famë botërore Rita Ora. “Faleminderit që të kemi”, shkruan kryeministri në një postim në “Facebook”, të cilit i ka bashkëngjitur edhe një foto të tijën me këngëtaren e njohur.

“Përmbyllje e mirë e një dite pune konstruktive në Londër. Takim miqësor me kosovaren më të famshme, Rita Ora, që ngjyrave të flamurit tonë i ka dhënë shkëlqimin më të mirë. Rita përmes muzikës ka bërë më shumë se gjithë ne, e ka ndërkombëtarizuar Kosovën. Ambasadores së nderit, të shpallur sot e tri vite më parë, i dhurova Hyjneshën në Fron të gravuar në filigran për ta nderuar dhe për t’i përçuar mesazhin e gjithë shqiptarëve: Faleleminderit që të kemi. Faleminderit që, përkundër që preke majat e suksesit në botë, nuk i harrove rrënjët tua! Our golden Rita Ora. Thank You!”, shkruan Haradinaj në Facebook.
/Opinion.al

Pas