-Kulturë, Metro, Te Fundit, Të Gjitha

Preç Zogaj, “In Love”

 

Ka mbledhur së bashku 101 ode dashurie për të sjellë një vëllim të ri poetik për të gjithë adhuruesit e këtij zhanri letrar. “In Love”, kështu e quan Preç Zogaj librin e tij të fundit, të cilit duket se ia zgjeron kufijtë e shtrirjes, teksa zgjedh një titull në gjuhën angleze.

Në parathënien e tij për këtë përmbledhje, Gëzim Basha shkruan se ky është një koleksion odesh moderne, ku klasi teknik, efektet poetike dhe finesa gjuhësore ofrojnë diagramin e ndjeshmërive të një mendjeje refleksive që e sheh botën me sy lirik.

“Ndryshe nga tradita e lirikës shqipe, leximi i poezisë së Zogajt të lë me ndjesinë se ikja e kohës nuk ka pse lë vetëm brengën e rrënimit”, shkruan Basha, teksa i krahason odet e Zogajt me odet e Nerudës.

Libri, që shumë shpejt do të jetë pjesë në panairin e Tiranës është bvotuar nga UET dhe është promovuar pak ditë më parë në prani të miqve dhe dashamirësve të poezise.

 

Njera nga poezite e permbledhjes 

 

Ajri mblidhet lëmsh në zemrën time

 

Ajri mblidhet lëmsh në zemrën time.

Edhe pak kohë do të jetë i jetueshëm

ky vend ku flaka s’ka e s’ka të sosur

në vijën e hapur për në ish-histori.

 

Gjallë ende në shpirt, prandaj të turpëruar

nga fytyrat tona kaq të pandryshueshme.

Si do t’ia bëjmë ne me dashurinë tonë?

Në cilën gjuhë do fshihemi,

në ç’dialekt do duhemi?

 

Në çdo pasqyrë

na vështron mëkati.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko