Bota, Te Fundit, Të Gjitha

Prag lufte civile, 50 të vrarë në Venezuelë

Situata në Venezuelë po degradon me ritme të shpejta, aq sa liderët ndërkombëtarë po paralajmërojnë rrezikun e një lufte civile.

Shkak është bërë vendimi i qeverisë për të militarizuar kufirin me Kolumbinë dhe bilanci i viktimave që nga fillimi i protestave kundër presidentit Maduro ka arritur në 50 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino Lopez ka njoftuar dërgimin e 2.600 ushtarëve në shtetin Tachira, në ekstremin perëndimor të vendit, pak pasi kolegu i tij i Brendshëm, Nestor Reverol akuzoi “të djathtën fashiste dhe terroriste” se kishte rekrutuar paraushtarakët kolumbianë për të përhapur terror dhe kaos në rajon.

Tachira, bastion tradicional i opozitës, është kthyer në qendër të protestave kundër qeverisë së presidentit Maduro, të cilat janë radikalizuar pas vdekjes së dy manifestuesve, mes të cilëve një fëmijë 15 vjeç.

Në orët e fundit, viktimave u është shtuar një 15-vjeçar tjetër, që u prek nga plumbat teksa shkonte të bënte pazar dhe një burrë 30-vjeçar.

Lajmi ParaLajmi Pas
« Kthehu Rifresko